13/11/2019 13/11/2019 Pasi u dërgua në lavrën e Trinisë së Shenjtë dhe shën Sergjit për t’u restauruar, ikona mrekullibërëse e të Tërëshenjtës kthehet përsëri në kishën e Kazanit (provinca Jaroslavl) vetëm pak ditë përpara kremtimit të festës së saj. Kisha e Kazanit, në të cilën është vendosur kjo ikonë, është ndërtuar në shek. XIX. Dallohet për arkitekturën...
13 Νοεμβρίου, 2019 - 15:18
Τελευταία ενημέρωση: 13/11/2019 - 15:20

Restaurohet me sukses ikona mrekullibërëse të së Tërëshenjtës së Kazanit

Διαδώστε:
Restaurohet me sukses ikona mrekullibërëse të së Tërëshenjtës së Kazanit

Pasi u dërgua në lavrën e Trinisë së Shenjtë dhe shën Sergjit për t’u restauruar, ikona mrekullibërëse e të Tërëshenjtës kthehet përsëri në kishën e Kazanit (provinca Jaroslavl) vetëm pak ditë përpara kremtimit të festës së saj.

Kisha e Kazanit, në të cilën është vendosur kjo ikonë, është ndërtuar në shek. XIX. Dallohet për arkitekturën e saj tepër të veçantë, në fakt është e vetmja kishë në botë e ndërtuar në formë prizmi me bazë 16-këndore.

Në vitet 1929-1930 kisha u mbyll, ndërsa ikonës iu hoqën gurët e çmuar, me të cilët ishte zbukuruar. Megjithatë, besimtarët vendas arritën ta ruanin atë, duke e transferuar në kishën e Shpëtimtarit të Gjithëmëshirshëm në fshatin Vasilevski.

Për shkak të gjendjes jo të mirë të ikonës, në vitin 2017 prifti i famullisë së Vasilevskit organizoi një fushatë për mbledhjen e parave që do të duheshin për restaurimin e saj. Pati dhurues nga mbarë bota dhe u mblodhën 13.000 $ (828.550 rubla) që shkuan për veprën restauruese.

Meqë për momentin edhe kisha e Kazanit është në proces restaurimi, ikona do të mbetet tek kisha e Shpëtimtarit të Gjithëmëshirshëm.

 

 

— Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων