29 Ιανουαρίου, 2019

Roskovec, Kisha e Shën Kollit destinacioni i ri i turizmit religjioz

Διαδώστε:

Kisha e Shën Kollit, Roskovec e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin, tashmë është destinacioni më i ri në turizmin religjioz dhe në itinerarin “Rrugët e besimit”.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga bashkia Roskovec konsistoi në restaurimin e plotë të Kishës së Shën Kollit, monument kulture i kategorisë I.

Pikturat murale në brendësi të saj janë vepra të ikonografit Nikolla. Ajo përbën një pasuri të vyer jo vetëm për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë.

(ATSH)

Διαδώστε: