16 Οκτωβρίου, 2019

Rumani: Fëmijët arrijnë të mbledhin 2000 $ për familjen e priftit që ndërroi jetë së fundmi

Διαδώστε:

Në Gusht të këtij viti, atë Marius Gabriel Bărăscu ndërroi jetë gjatë një aksidenti me makinë, vetëm një ditë përpara ditëlindjes së tij të 35-të. I ndjeri la pas të shoqen, priftëreshën Preoteasă Petronela dhe katër fëmijë: Anastasia (9 vjeç), Irina (7), Sofiana (4), dhe Nicolae (18 muajsh).

Kryepiskopata e Shenjtë e Bukureshtit deklaroi se familjes do t’u jepej një shumë prej 1184 $ (5000 lei), ndërkohë që Kryepiskopata e Roman dhe Bacău ka nisur procedurat për blerjen e një shtëpie për ta në Bacău. Gjithashtu, enori dhe organizata të tjera të ndryshme kanë ofruar kontributin e tyre për të mbuluar shpenzimet e pajisjeve të reja shtëpiake, si dhe shumë veshje dhe ushqime.

Së fundmi, edhe fëmijët e enorisë së Shën Petros dhe Pavlit, që ndodhet në lagjen Mănăştur të qytetit Cluj, kanë ofruar ndihmën dhe talentet e tyre për të kontribuuar për këtë familje.

Fëmijët, të cilët morën pjesë në shkollën verore të kishës bënë kryqe, ikona dhe objekte të tjera dekorative, të cilët u shitën në panairin e Fjetjes së Hyjlindëses. Të gjitha të ardhurat e mbledhura (2000 $ apo 8500 lei) iu dorëzuan priftëreshës Pretoasă.

Urojmë që atë Mariusi të prehet në dashurinë e përjetshme të Krishtit.

 

Διαδώστε: