Shën Maria Hodigitria, ikona e periudhës postbizantine që ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Shën Maria Hodigitria, një ikonë që vjen nga fshati Pojan i Korçës, është punuar mbi një panel druri prej arre të përforcuar nga prapa me dy traversa të vendosura me mbërthim.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë thekson se Shën Maria këtu është e tipit të Hodigitrias dhe ka një mafor të purpurtë dritat e të cilit janë realizuar me ngjyrë ari.
Në dorën e majtë mban Krishtin fëmijë i cili është i veshur me një hiton të bardhë dhe himation të kuq. Në dorën e majtë ai ka një ungjill të hapur. Breroret janë pikturuar me ngjyrë të artë ndërsa sfondi ka ngjyrë blu të thellë. Në dy medaljone të kuqe janë shkruar inicialet e nënës së Zotit dhe Birit të saj.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.