Ikona mrekullibërëse e Protomartirit dhe Kryedhjakonit Stefan, që ndodhet në kolonën juglindore të Katholikos së Manastirit të Konstamonitu, i takon, sipas traditës, periudhës së ikonoklazmës. Por edhe burimet e shkruara që ruhen në kodikë dorëshkrimesh në Manastir, e vendosin ikonën në periudhën e ikonoklazmës, gjatë të cilës shpëtoi nga zjarri, elementë të së cilit dallohen në pjesën e poshtme. Ikona mbërriti në Manastir nga Jerusalemi në mënyrë mrekullibërëse, në kohën e perandorit Aleks I Komneni (1081-1118) dhe u vendos në Katholikon, kur i Parë në Malin e Shenjtë ishte Ilarioni (murg në këtë Manastir).
06 Νοεμβρίου, 2019
Shën Stefani
Διαδώστε:
Διαδώστε: