25/10/2019 25/10/2019 E premte, 25 tetor 2019 – KRESHMË – – Shenjtori i ditës – Tavithaja e Jopës. Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Dëshmorët Krisafi, Valeri, Savini. Dëshmor Anastasi. – Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë – Shën Markiani dhe Martiri jetuan në Konstandinopojë nën mbretërimin e perandorit arian, Konstancit (337-361). Ishin me prejardhje aristokrate dhe të gjithë...
25 Οκτωβρίου, 2019 - 16:58

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E premte, 25 tetor 2019

– KRESHMË –

– Shenjtori i ditës –

Tavithaja e Jopës. Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Dëshmorët Krisafi, Valeri, Savini. Dëshmor Anastasi.

– Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë –

Shën Markiani dhe Martiri jetuan në Konstandinopojë nën mbretërimin e perandorit arian, Konstancit (337-361). Ishin me prejardhje aristokrate dhe të gjithë i vlerësonin për diturinë, moralin, përkushtimin që kishin. U bënë sekretarë të patriarkut Pavël Rrëfyesi (6 nëntor), i cili u vra nga arianët gjatë internimit të tij në Armeni (344). Duke mos iu frikësuar as martirizimit, as internimit, martirët e shenjtë Markiani dhe Martiri vazhduan të shpallnin besën e krishterë para popullit.

Këto fjalë: “Biri i Perëndisë është i bashkësubstancshëm me Atin dhe është Perëndi nga natyra”, ishin më të vyera se vetë jeta e tyre, dhe i mbajtën ato si koracë kundër sulmeve të djallit dhe heretikëve. I vranë me shpatë dhe u varrosën para portës së quajtur Melandisia. Me kthimin e paqes në Kishë, shën Joan Gojarti ndërtoi mbi varrin e këtyre martirëve një kishë në kujtim të tyre.

* * * * *

– Dëshmor Anastasi –

U paraqit vetë përpara persekutorëve tiranë (në një datë që nuk njihet), për të rrëfyer pa frikë besimin se Krishti është Perëndia i vërtetë, Krijuesi i gjithësisë dhe ripërtëritësi i gjindjes njerëzore nëpërmjet Mishërimit të Tij. Veprimi i guximshëm i shenjtit dhe qëndrueshmëria e fjalëve i bindën paganët për pafuqinë e tyre.

Ia prenë kokën dhe trupin e hodhën në det. Një grua besëmirë e gjeti trupin e tij në breg. E balsamosi dhe e vendosi në një kuti, pastaj e varrosi plot nderim.

Më pas u kujdes që të ndërtohej një kishë kushtuar shën Anastasit mbi varr. Lipsani i shenjtë kryen mrekulli të shumta

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων