27/09/2019 27/09/2019 E premte, 27 shtator 2019 – KRESHMË – – Shenjtori i ditës – Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur. – Dëshmor Kalistrati – Shën Kalistrati jetoi gjatë mbretërimit të Dioklecianit (288). Vinte nga Kartagjena, nga një familje e krishterë. Që kur një...
27 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:21

Shenjtori i ditës – Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur.

E premte, 27 shtator 2019

– KRESHMË –

– Shenjtori i ditës –

Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur.

– Dëshmor Kalistrati –

Shën Kalistrati jetoi gjatë mbretërimit të Dioklecianit (288). Vinte nga Kartagjena, nga një familje e krishterë.

Që kur një prej të parëve të tij kishte parë vetë mrekullitë që kryente Krishti, kishte ardhur në atdhe për t’i kthyer të vetët. Kalistrati shërbente si ushtar në legjionin e “Kalendëve”, i cili u nis për Romë. Duke qenë i vetmi i krishterë, ai u denoncua nga shokët te gjenerali Persentinus. Pasi e morën në pyetje, e shtrinë përdhe dhe e goditën kafshërisht. E detyruan të pinte një legen me ujë, duke i futur një hinkë në gojë. E lidhën në një thes dhe e hodhën në det. Por, nga përkujdesja e Perëndisë, thesi u gris dhe dy delfinë e nxorën në breg. Kur e panë këtë mrekulli dyzet e nëntë ushtarët e tjerë, u penduan që e kishin dorëzuar Kalistratin dhe i besuan Krishtit. Edhe ata i torturuan dhe i burgosën. Në burg Kalistrati u mësonte dogmat e shenjta të mishërimit të Krishtit, mbi Gjykimin e Fundit dhe shpërblimin e premtuar ushtarëve besnikë nga Jisu Krishti.

Të nesërmen, ata u torturuan përsëri dhe u dënuan të hidheshin lidhur këmbë e duar në një pishinë të thellë. Kalistrati iu lut Perëndisë që kjo banjë të bëhej për ata një pagëzim i shenjtë. Sa i zhytën, litarët u zgjidhën dhe ata dolën nga pishina me rroba të shndritshme, ndërsa një kurorë dukej mbi kokën e Kalistratit dhe një zë u dëgjua nga qielli, duke u dhënë zemër shenjtit dhe shokëve të tij se do të vinin në banesat e përjetshme që u ishin përgatitur. Me zërin e tij, një idhull që gjendej jo larg prej andej, ra dhe u bë hi, duke sjellë kthimin e 135 ushtarëve të tjerë. Nga frika se mos ktheheshin më të tjerë në besim nëpërmjet mrekullive që bënin, gjenerali ua preu kokën shenjtorëve natën në burg. Lipsanet e 135 të sapokthyerve i varrosën perëndishëm dhe në atë vend, për nder të tyre, ndërtuan një kishë.

* * * * *

Dëshmore e re Akilina.

Shën Akilina vinte nga një fshat afër Selanikut. Ishte ende foshnjë kur babai i saj u grind një ditë me një fqinjë turk. U rrahën dhe duke mos dashur e vrau turkun. Nuk mund të shpëtonte nga duart e tyre, vetëm nëse mohonte besimin e tij dhe kthehej në Islam, por edhe të kthente të bijën kur të rritej.

Nëna e Akilinës ishte shumë e perëndishme dhe e edukoi të bijën me dashuri për Perëndinë. Kur vajza mbushi 18 vjet, i ati i propozoi të bëhej myslimane, por e lumtura ishte gati të vuante gjithçka për dashurinë e Krishtit. I frikësuar edhe për veten e tij, i ati e dorëzoi të bijën në duart e turqve dhe u tha të bënin me të çfarë të donin. Asgjë nuk mundi ta mposhte vajzën, asnjë lajkë apo premtim.

E veshur me një tunikë të rreckosur u godit pa mëshirë me shkopinj nga barbarët. Vdiq nga torturat. Kur trupin e saj e çuan për ta varrosur, i gjithë vendi u mbush nga një erë e mirë. Dhe po atë natë, një dritë e shkëlqyer doli nga varri i saj.

 

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων