07/09/2019 07/09/2019 – Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t – Shën Evodi ishte një nga shtatëdhjetë dishepujt e Zotit dhe episkop i parë i Antiokisë, i caktuar nga apostulli Petro kur u largua për në Romë. Thuhet se ne ia detyrojmë Evodit mbiemrin “i krishterë” për anëtarët e Kishës (Vep. 11.26). Shën Ignati, pasuesi i tij...
07 Σεπτεμβρίου, 2019 - 16:43
Τελευταία ενημέρωση: 07/09/2019 - 16:45

Shenjtori i ditës – Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t. Dëshmor Sozoni(Sozonti). Oshënare Kasiania, himnografe.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t. Dëshmor Sozoni(Sozonti). Oshënare Kasiania, himnografe.

– Apostujt Evodi e Onisifori nga të 70-t –

Shën Evodi ishte një nga shtatëdhjetë dishepujt e Zotit dhe episkop i parë i Antiokisë, i caktuar nga apostulli Petro kur u largua për në Romë. Thuhet se ne ia detyrojmë Evodit mbiemrin “i krishterë” për anëtarët e Kishës (Vep. 11.26). Shën Ignati, pasuesi i tij në fronin e Antiokisë, në një nga letrat që i drejton grigjës shkruan: “Kujtoni Evodin e bekuar, bariun tuaj, që ishte i pari pas apostujve që pati përgjegjësinë e kishës suaj. Tregojeni veten të denjë për një atë të tillë dhe mos u bëni si fëmijët që vijnë nga shkelja e kurorës”. Evodi e udhëhoqi grigjën e Zotit me urtësi, e ruajti veten të pathyer nga bota dhe pastaj u largua në paqe drejt banesave të të drejtëve. Disa thonë se vdiq si martir në kohën e martirizimit të Neronit (viti 64 pas Krishtit) ose pak kohë më vonë.

Shën Onisifori përmendet me mirënjohje nga shën Pavli në letrën e dytë drejtuar Timotheut: “Zoti dhëntë përdëllim në shtëpinë e Onisiforit, sepse shumë herë më dha zemër dhe s’pati turp prej hekurave të mi, por kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë ngulm dhe më gjeti. Zoti i dhëntë atij të gjejë përdëllim nga Ai në atë ditë. Dhe sa më shërbeu në Efes, ti e di mirë” (II Tim. 1.16-18).

Shën Onisifori u bë episkopi i parë i Kolofonit në Azinë e Vogël dhe qëndroi besnik në besimin dhe në predikimin e Lajmit të Mirë, madje edhe duke derdhur gjakun e tij.

* * * * *

– Dëshmor Sozoni(Sozonti) –

Shën Sozoni lindi në Likaoni të Azisë së Vogël dhe jetoi në mbretërimin e Dioklecianit (284-305). Ai quhej Taras para se të pagëzohej dhe kishte qenë barí. Ai shkoi më tej duke mësuar artin e kullotjes së grigjës shpirtërore dhe solli në besën e vërtetë një numër të madh paganësh me anë të mësimit të tij.

Një ditë, atij iu shfaq në një vizion se kishte mbërritur koha që të derdhte edhe gjakun e tij duke pohuar Krishtin. Kështu ai zbriti në Pompeipolis në Kiliki dhe hyri në tempullin e idhujve ku adhurohej një statujë e artë e Artemisës. Ai i preu dorën e djathë dhe e copëtoi në copëza të vogla për t’ua ndarë të varfërve. Paganët u zemëruan tej mase kur vunë re se çfarë kishte ndodhur dhe u turbulluan edhe më shumë kur panë se Sozoni i bekuar, u dorëzua vetë për të larguar çdo lloj dyshimi. Ai u paraqit menjëherë përpara Maksimianit, guvernatorit të Kilikisë.

Kur shigjetat nuk arritën dot të përkulin vullnetin e tij të fortë për të pohuar Krishtin, atëherë e detyruan të vrapojë me sandale hekuri me gozhdë nga brenda. Kur pa gjakun t’i rridhte në tokë si shi bamirës, shenjtori u mbush me gëzim të madh që nuk ishte i kësaj bote, po që e pati derisa e dorëzoi shpirtin në duart e Perëndisë, i goditur pa mëshirë dhe aq fort, sa i dukeshin kockat dhe të përbrendshmet. Kur ekzekutorët ndezën zjarrin për t’i djegur trupin, nisi një stuhi e madhe, shiu e shoi zjarrin dhe paganët u larguan me vrap të tmerruar. Të krishterët patën mundësi të merrnin trupin e martirit të shenjtë.

 

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων