05 Αυγούστου, 2019

Shenjtori i ditës: Dëshmor Efsigni. Hierodëshmor Fabiani i Romës. Shën Nona. Dëshmor Solevi. Dëshmor i ri Kristo nga Preveza

Διαδώστε:

– Dëshmor i ri Kristo nga Preveza –

Ishte djalë i ri 20 vjeç, bir i Prevezës. Shërbente në një anije tregtare. Në 5 gusht 1668 u ndodh në ishullin Ko, në detin Egje dhe shkoi për t’u rrëfyer përpara se të kungohej. Në rrëfim e sipër u gjend i thjeshtë, shpresëtar dhe i pastër si në trup, ashtu edhe në gojë, sipas kritereve të asaj kohe, që ishin shumë të rrepta.

Një jeniçer shau besimin tonë. Shenjti, i mbushur me zell hyjnor, iu kthye me të njëjtën përgjigje. Atëherë turqit e arrestuan dhe i kërkuan që të mohonte Krishtin. Kjo ishte mundësia e vetme që t’i falnin jetën për atë veprim që kishte bërë. Në vend të përgjigjes së pritshme nga ata, Kristoja i pështyu! Nuk e kishte Krishtin si një plaçkë për t’u tregtuar. Në këtë moment turqit iu vërsulën sipër dhe e therën.

Trupin e tij e lanë që ta hanin qentë dhe shpendët grabitqarë. Qëndroi 30 ditë i pavarrosur, por as u qelb dhe as u cenua nga qentë dhe shpendët.

Të krishterët e kuptuan mirë se çfarë lavdie kishte marrë në Qiell. E varrosën fshehtas pasi mbajtën disa pjesë të vogla për bekim. Atëherë, me këto pjesë u bënë mrekulli, u dëbuan demonë dhe shumë të tjera.
Martiri i ri nderohet kryesisht në Prevezë.

 

 

/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Facebook

Διαδώστε: