20/09/2019 20/09/2019 E premte, 20 shtator 2019. – KRESHMË – – Shenjtori i ditës – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri. – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij – Shën Efstathi quhej Plakida dhe e shoqja Tatjana para se...
20 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:59

Shenjtori i ditës – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri.

E premte, 20 shtator 2019.

– KRESHMË –

– Shenjtori i ditës –

Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij. Oshënar Joani i Kretës. Efstathi i Selanikut. Oshënar dëshmor i ri Ilarioni. Dëshmor Seviri.

– Dëshmor i madh Efstathi e familja e tij –

Shën Efstathi quhej Plakida dhe e shoqja Tatjana para se ata dhe fëmijët e tyre të bëheshin të krishterë. Plakida ishte një gjeneral që jetoi në Romë në kohën e Trajanit (98-117). Edhe pse ishte pagan, ai ishte jashtë mase i virtytshëm dhe i donte në veçanti të varfrit. Perëndia, duke parë natyrën e tij të mirë, iu zbulua, në mënyrë të ngjashme siç kishte bërë me shën Pavlin.

Një ditë, kur Plakida po gjuante në pyll dhe kishte marrë në shenjë një dre të madh, vuri re midis brinjëve të tij një Kryq më të shndritshëm sesa dielli, mbi të cilin pa Krishtin. Ai dëgjoi një zë që i tha: “Plakida, pse më ndjek? Unë jam Krishti të Cilin ti e nderon në mënyrë të pavullnetshme me anë të punëve të tua të mira. Unë erdha mbi dhé në formë njerëzore për të shpëtuar gjininë njerëzore dhe t’u shfaqa sot për të të kapur në rrjetat e dashurisë sime për njeriun”. I habitur dhe i tmerruar, Plakida ra nga kali dhe mbeti pa ndjenja për disa orë. Vizioni i tij u vërtetua edhe një herë tjetër kur Krishti iu shfaq për herë të dytë dhe i dha të kuptojë se Ai nga natyra është Perëndi, Bërësi i qiellit dhe i dheut, i Cili për hir të dashurisë për njerëzimin mori natyrën njerëzore. Atëherë Plakida besoi në thellësi të qenies së tij dhe u pagëzua bashkë me gruan dhe fëmijët. Të gjithë i ndryshuan emrat, prindërit u quajtën Efstath dhe Theopisti, kurse fëmijët Agapi dhe Theopisti.

Duke parë drejtësinë që buron nga besimi, Zoti iu shfaq përsëri Efstathit dhe i tregoi atij për mundimet me të cilat djalli do ta godiste njësoj si Jovi, por hiri hyjnor do të ishte me të. Menjëherë pas këtij vizioni humbi çdo gjë që zotëronte dhe vendosi të shkojë në Egjipt bashkë me gruan dhe fëmijët. Pronari i anijes ishte një batakçi dhe shumë i shthurur; ai ia rrëmbeu gruan në momentin kur po zbriste nga anija bashkë me të dy bijtë. Efstathi vazhdoi udhën shumë i mërzitur. Teksa po kalonin pranë një lumi, një ujk dhe një luan sulmuan bijtë e tij dhe i bënë të shpërndahen duke humbur rrugën. Kështu ai mbeti i vetmuar dhe i shkatërruar, vetëm në besimin dhe shpresën te Zoti. Ai që kishte qenë më parë anëtar i shkëlqyer i fisnikërisë romake, tani shkonte sa në një vend në tjetrin me durimin e Jovit, duke jetuar me anë të punëve të rastësishme. U vendos më në fund rojë kopshti në vendin e quajtur Badisi, jo larg nga vendi ku ishin bijtë e tij, që i kishin shpëtuar dhe i kishin rritur disa barinj.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, barbarët mes të cilëve jetonte Theopisti në robëri, u përgatitën për të pushtuar Perandorinë Romake. Romakët nuk kishin mes tyre një gjeneral të aftë për t’u përballur me këto hordhi. Atëherë perandorit iu kujtua guximi dhe fitoret e shumta të Efstathit dhe dërgoi njerëz për ta gjetur. Kur ai u shfaq në oborrin perandorak, Efstathin e njohën me shumë vështirësi, sepse varfëria dhe hidhërimi ia kishin ndryshuar shumë pamjen. Perandori e riktheu atë në rangun që kishte pasur më parë dhe i dha komandën e legjioneve, të cilat me ndihmën e Perëndisë i shkatërruan hordhitë e barbarëve. Efstathi u bashkua përsëri me gruan dhe fëmijët, kështu durimi i tij u shpërblye që në këtë jetë.

Gjatë kthimit të tij triumfal në Romë, Adriani, perandori i ri, e mbuloi me dhurata dhe i kërkoi të ofronte një sakrificë falënderimi për idhujt e Perandorisë Romake që i dhuruan atij fitoren. Efstathi iu përgjigj se Krishti ishte fitorja në të vërtetë dhe jo pushteti joekzistent i perëndive false. Kjo përgjigje ngjalli zemërimin e tiranit. Të mirat e tij u konfiskuan edhe një herë tjetër dhe shën Efstathi, e shoqja dhe fëmijët u hodhën në gropën e luanëve. Meqë bishat iu afruan atyre me nderim dhe nuk i prekën, martirët e shenjtë i hodhën në një kazan bronzi, me zift të përvëluar brenda, që e kishin derdhur në formën e një bualli, ku ata ia dorëzuan shpirtin e tyre Perëndisë, ndonëse trupat e tyre nuk pësuan kurrfarë ndryshimi. Kjo gjë i habiti paganët dhe solli një gëzim të madh për besimtarët, që me këtë shenjë njohën një provë të hirit të Perëndisë. Ky hir banon në trupat e martirëve të shenjtë dhe qëndron bashkë me ta si ngushëllim në vuajtjet e tyre.

* * * * *

– Oshënar Joani i Kretës –

Joani lindi në Kretë gjatë mbretërimit të Konstandin VII Porfirogjenetit (951-959). Qysh në moshë të re, ai braktisi prindërit dhe atdheun për të jetuar i vetëm në vendet e shkreta të ishullit dhe për të bërë një jetë engjëllore në asketizëm dhe lutje. Pasi jetoi disa kohë në shpellën e malit Raksos, ku ndërtoi dhe një kishë, u vesh murg dhe, duke kaluar sa nga një vend në tjetrin, u vendos përfundimisht në majën e malit Miriokefalon ku themeloi një manastir kushtuar Nënës së Zotit.

Më vonë drejtimin e manastirit ia la njërit prej nxënësve të tij, që kishte jetuar pranë shenjtit, ndërsa ai vetë vazhdoi të jetonte si i huaj i përjetshëm, duke ndërtuar kishëza atje ku qëndronte, madje ndërtoi edhe dy manastire të tjera. Parapa datën e vdekjes së tij, ndaj u tërhoq në një kasolle të izoluar meqë donte t’ia përkushtonte Perëndisë ditët e fundit të jetës. Kjo kasolle u bë më pas një manastir i madh kinovjak, me jetë komunitare, dedikuar shën Efstathit. Shën Joani fjeti në paqe në vitin 1031.

 

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων