10/08/2019 10/08/2019 Filozofit athinas dhe episkopit të Romës, Ksisti (ose Siksti) II (257-258), pasues i shën Stefanit të Romës (3 gusht), iu pre koka në kohën e Valerianit (253-259), pasi nuk e mohoi Krishtin. Më përpara, kur po niste përndjekja, i kishte dhënë urdhër kryedhjakonit të tij, Laurentit, të kujdesej për enët e shenjta të Kishës. Ky...
10 Αυγούστου, 2019 - 22:15
Τελευταία ενημέρωση: 10/08/2019 - 22:16

Shenjtori i ditës – Dëshmorët Laurenti kryedhjak, Ksisti i Romës, Ipoliti, Iron Filozofi

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës –  Dëshmorët Laurenti kryedhjak, Ksisti i Romës, Ipoliti, Iron Filozofi

Filozofit athinas dhe episkopit të Romës, Ksisti (ose Siksti) II (257-258), pasues i shën Stefanit të Romës (3 gusht), iu pre koka në kohën e Valerianit (253-259), pasi nuk e mohoi Krishtin. Më përpara, kur po niste përndjekja, i kishte dhënë urdhër kryedhjakonit të tij, Laurentit, të kujdesej për enët e shenjta të Kishës.

Ky i fundit i shet për hir të të varfërve dhe, kur perandori e urdhëroi që t’i sillte paratë, shenjti i solli të radhitur në karroca të varfrit dhe sakatët që iu kishte bërë mirë! Valeriani u inatos dhe urdhëroi që të kamxhikohej.

Në burg bëri shërime çudibërëse, gjë që tërhoqi në besim tribunin Kalinik. Laurenti (latinisht do të thotë: i kurorëzuar me dafina) u çua përsëri te mbreti, por nuk pranoi t’u sakrifikonte idhujve. Mbaroi, pra, më 10 gusht 258, 4 ditë pas vdekjes së episkop Ksistit – mbi një skarë të skuqur, për shkak të zjarrit që digjej poshtë.

Lipsanin e shenjtë e varrosi Ipoliti (greqisht do të thotë: i zgjidhur prej kalit), që për këtë iu nënshtrua kamxhikimit me zinxhirë me gjemba dhe së fundi, dorëzoi frymën, i tërhequr njëkohësisht nga disa kuaj të egër.

/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων