– Omologjet Emiliani i Kizikës –
Fillimisht ishte murg në manastirin e themeluar nga shën Tarasi (25 shkurt) dhe shkëlqeu nga virtytet. Pas pak kohësh, u ngrit në gradën episkopale dhe pasoi në vendin e mitropolitit të Kizikës, Nikolla (pas 788).
Gjatë konferencës për nderimin e ikonave, që u thirr në pallatin e perandorit Leon V, më 815, shën Emiliani kundërshtoi qeveritarin heretik dhe i tha se çështja e dogmave ishte e rangut kishtar, dhe se duhet të trajtohej në kishë dhe jo para autoriteteve civile.
Nga ky rrëfim i guximshëm, e internuan. Dhe pas 5 vjet sprovash ai vdiq; mendohet se është vrarë nga agjentët e perandorit, kështu ai u bashkua në qiell me korin e shenjtorëve martirë. Emiliani (latinisht do të thotë: ai që konkuron).
Sipas Menologut të Vasilit II, ai vdiq në paqe kur ishte i internuar.