Shenjtori i ditës: Saloma Miroprurëse. Oshënarët Isaaku, Dalmati, Fausti. Oshënare Theodhora. Oshënare Theoklitoja.
– Oshënare Theoklitoja –
Lindi në veriperëndim të Azisë së Vogël dhe shkëlqeu në kohën e sundimit të Theofilit (829-842). Prindërit e saj shpresëtarë, Kostandini dhe Anastasia, e frymëzuan me besimin, por edhe i bënë presion për ta martuar me një burrë gjithashtu të virtytshëm, Zaharinë, me të cilin jetuan bashkë në harmoni.
Studionte sistematikisht Shkrimin e Shenjtë, lutej nxehtësisht dhe jepte lëmoshë me dorë të lëshuar, derisa parandjeu dhe paratha ditën e fjetjes së saj. Lipsani i saj i shenjtë bënte mrekulli. Përmendet më tej se mbeti i paprishur dhe çdo vit, kur i ndërronin rrobat, i prisnin thonjtë që i rriteshin, si të ishte e gjallë.
Përderisa shenjtorja nëpër Sinaksarë cilësohet oshënare, me sa duket, pas vdekjes së burrit të saj, mbase ajo përqafoi jetën murgjërore. Një gjë të tillë e dëshironte kurdoherë, meqenëse virtytet i kishte kultivuar që në kohën kur ishte e martuar. Theoklitoja, greqisht do të thotë: e ftuar nga Perëndia.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.