Si është bërë traditë, shërbesa e plotë e përshëndoshjeve të Shën Marisë u celebrua nga Mitropoliti i Korçë Imzot Joani dhe të gjithë klerikët në katedralen historike “Burimi Jetëdhënës” të qytetit të Korçës. Shërbesa e Përshëndoshjeve të Shën Marisë në pesë të premtet e Kreshmës së Madhe celebrohet në pesë kisha të ndryshme të qytetit. Besimtarët e shumtë mbushën kishën, duke nderuar të Tërëshenjtën dhe duke i drejtuar asaj himne, të sigurtë në mbështetjen dhe përkrahjen e saj, sepse ajo është Nëna e Zotit dhe liman i sigurtë për ata që e lusin besërisht. Prandaj me mirënjohje i thërresim: Gëzohu o Hirplotë, Zoti është bashkë me ty!
14 Απριλίου, 2019
SHËRBESA E PËRSHËNDOSHJEVE TE HYJLINDËSES
Διαδώστε:
Διαδώστε: