27/10/2019 27/10/2019 Rrënojat e një sinagoge të zbuluar së fundmi në Izrael dëshmojnë për vërtetësinë e shkrimeve të Dhiatës së Re, që i referohen jetës tokësore dhe veprës Krishtit. Në Tel Rehesh, pranë Malit Tabor, i cili gjendet në Galilenë e poshtme, u zbulua një sinagogë e hershme, që i përket shek. I, pra kohës kur Krishti...
27 Οκτωβρίου, 2019 - 10:59
Τελευταία ενημέρωση: 27/10/2019 - 11:00

Sinagoga e zbuluar në kohën e Jisu Krishtit konfirmon saktësinë e shkrimeve të Dhiatës së Re

Διαδώστε:
Sinagoga e zbuluar në kohën e Jisu Krishtit konfirmon saktësinë e shkrimeve të Dhiatës së Re

Rrënojat e një sinagoge të zbuluar së fundmi në Izrael dëshmojnë për vërtetësinë e shkrimeve të Dhiatës së Re, që i referohen jetës tokësore dhe veprës Krishtit.

Në Tel Rehesh, pranë Malit Tabor, i cili gjendet në Galilenë e poshtme, u zbulua një sinagogë e hershme, që i përket shek. I, pra kohës kur Krishti ishte në botë. Sipas një studiuesi të Institutit Kinneret për Arkeologjinë Galilease, Motti Aviam , gjetjet konfirmojnë se Jisui shkoi dhe predikoi në të.

Aviam u shpreh se sinagoga në fjalë është e para e zbuluar në këtë zonë rurale të Galilesë dhe konfirmon të dhënat historike që thuhen në Dhiatën e Re, sipas të cilave Jisui predikoi nëpër sinagoga në fshatrat e Galilesë.

Ai shtoi se ky zbulim është me rëndësi të madhe për të krishterët, dhe shpreson se sinagoga do të kthehet në në vend pelegrinazhi si për të krishterët, ashtu edhe për judenjtë.

Skuadra e arkeologëve që mundësoi këtë zbulim vunë re se, sipas ndërtimit, sinagoga përdorej më tepër për predikime dhe lexime, sesa për adhurim apo therore. Ky përshkrim përputhet edhe me llojin e sinagogave që vizitonte Jisui, për të predikuar.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων