22 Απριλίου, 2019

SRI LANKA – 185 viktima pas shpërthimeve në tre kisha dhe tre hotele

Διαδώστε:

Të paktën 185 persona, përfshirë 12 të huaj, humbën jetën pas shpërthimeve në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.
Gazeta zyrtare srilankeze “Daily News” njoftoi se 185 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve në kishat Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa gjatë ceremonive të pashkëve dhe në hotelet ”Shangri La”, ”Cinnamon Grand” dhe ”Kingsbury” në kryeqytetin Kolombo.

Një zyrtar tha se dy nga shpërthimet janë sulme kamikaze.

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena tha se është i tronditur për shkak të shpërthimeve dhe ka bërë thirrje për qetësi.

Ministri i Financave të Sri Lankës, Mangala Samaraweera në një postim në llogarinë e tij në Twitter shpërthimet i ka cilësuar si “një përpjekje që ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe e mirëkoordinuar për të krijuar një anarki dhe kaos”.

Ndërsa shtypi në Sri Lankë ka shkruar se në mesin e personave të vdekur dhe të plagosur mund të ketë edhe turistë.

Ministri i Jashtë turk, Mevlut Cavusoglu tha se këto sulme treguan se ”terrorizmi nuk ka fe’, nuk ka kombësi dhe nuk ka gjeografi”.

 

ATSH

Διαδώστε: