I ftuar në këtë takim ishte profesori i historisë dhe ish drejtori i gjimnazit “Kostandin Shpataraku”-Gjinar, z. Filip Bërdufi, i cili ndau me të rinjtë historinë, traditën, kulturën dhe vlerat e besimit orthodhoks për zonën e Shpatit.
Të rinjtë u njohën me vlerat e vendit të tyre nëpërmjet dëshmive faktike të siguruara nga hulumtimet e vetë profesorit. Ai na dhuroi një kohë të vyer dhe plot interes për të rinjtë, të cilët ngrinin pyetje të vazhdueshme për vendin e tyre. Ata u frymëzuan nga kjo bisedë dhe nga fjalët: “Duajeni dhe ndihuni krenarë për historinë e vendit tuaj”.
Falenderojme prof. Filipin për kohën dhe njohuritë që ndau me ne.
— Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit / Facebook