Të gjithë të jemi një – u zhvillua kampi i tretë me të djem orthodhoksë
Nga 22 korrik -1 gusht, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në mjediset e rindërtuara nga Kisha të manastirit të shën Theodhorëve (Dhërmi), për të tretin vit radhazi u zhvillua kampingu i të rinjve (Rilindja). Në të morën pjesë të rinj mbi 18 vjeç, që vinin vijnë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë, pjesëtarë të grupeve të katekizmit dhe atyre rinore. Edhe këtë vit kërkesat ishin të shumta, por u kushtëzuan nga kapaciteti i kufizuar i akomodimit.
Përveç të rinjve të krishterë orthodhoksë, të cilët vijnë me rekomandim nga prifti i enorisë ku ata jetojnë dhe kishës që frekuentojnë gjatë vitit, në kamp mund të vijnë edhe të rinj që nuk janë të pagëzuar, por që duan të mësojnë për besimin tonë dhe duan të bëhen pjesë e kësaj shoqërie të krishterë.
Qëllimi i kampit është që të rinjve studentë, por edhe ata që kanë të tjera angazhime, të mund t’iu krijohet mundësia nga Kisha për disa ditë pushimi në këtë vend me një natyrë shumë piktoreske. Por qëllimi nuk është vetëm pushimi dhe argëtiminë plazhin aq shumë të lakmueshëm dhe lojërat, por mundësia që për 10 ditë të rinjtë të mund të qëndrojnë bashkë në një shoqëri vëllazërore që kështu të ushtrohen së bashku në një jetë shpirtërore, me dashuri të sinqertë për perëndinë edhe për të afërmin.Kjo dashuri, për të cilën kanë kaq shumë nevojë të rinjtë, arrihet vetëm me hirin e Zotit dhe mësimet ungjillore, me misteret dhe adhurimin.Vetë struktura e manastirit, që është i përqendruar si një jetë vëllazërore përreth kishës e ndihmon shumë këtë qëllim të lartë.
Qendër e jetës në kamp ishin shërbesat fetare, si në mbrëmje edhe në mëngjes, ku të rinjtë së bashku i psalin edhe i luten Zotit. Ata kryen edhe misteret e Kishës Orthodhokse, të cilat janë kanalet e shenjta të hirit të Zotit drejtë njeriut besimtar, që e bëjnë të mundur bashkimin në dashuri dhe shenjtëri të njeriut me Zotin edhe me të afërmin, sepse “çdo gjë e mirë vjen prej së larti nga Ati i dritave”.
Temat që u trajtuan këtë vit ishin Misteret e Kishës Orthodhokse që janë shtatë:Pagëzimi, Mirosja, Kungimi, Pendim-Rrëfimi, Priftëria, Martesa, Efqelia. Temat u ndoqën me interes nga të rinjtë dhe disa prej këtyre mistereve u kryen nga prifti i kampit atë Kozma Prifti, si shërbesa: Bekimi i vogël i Ujit (Ajazmoja e vogël) dhe Misteret e Kungatës Hyjnore dhe Efqelisë, ndërsa misteri i Pendim-Rëfimit u krye në kamp nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti, i cili është një bashkëpunëtor i përhershëm i këtyre veprimtarive.
Një tjetër bekim për kampistët ishte edhe vizita baritore e Mitropolitit të Fierit, Hirësi Nikollës, së bashku me grupin e katekistëve që punojnë në këtë Mitropoli.
Vizitat baritore e dy episkopëve anëtarë të Sinodit të Shenjtë, tregojnë kujdesin e veçantë që ka Kisha jonë për rininë, për të cilën Kryepiskopi Anastas thotë se nuk është vetëm e ardhmja, por e edhe e tashmja e Kishës.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.