09/11/2019 09/11/2019 Sot, në datën 9 nëntor 2019, në mjediset e Qendrës Kulturore të katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u mbajt Asambleja Kleriko – Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në veprimtari morën pjesë 310 klerikë dhe laikë: anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, Këshilli Kleriko-Laik dhe përfaqësitë nga Kryepiskopata dhe...
09 Νοεμβρίου, 2019 - 22:28

U zhvillua Asambleja Kleriko – Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Διαδώστε:
U zhvillua Asambleja Kleriko – Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Sot, në datën 9 nëntor 2019, në mjediset e Qendrës Kulturore të katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u mbajt Asambleja Kleriko – Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në veprimtari morën pjesë 310 klerikë dhe laikë: anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, Këshilli Kleriko-Laik dhe përfaqësitë nga Kryepiskopata dhe 5 Mitropolitë (klerikë dhe laikë; burra, gra dhe përfaqësues të rinisë orthodhokse).

Asambleja u çel në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, me Shërbesën e Orës së tretë. Punimet u hapën nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastasi, që paraqiti programin e kësaj Asambleje. Në kuadrin e përvjetorit të 240-të të martirizimit, Kryepiskopi foli për rëndësinë e veprës së Shën Kozmait dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për arsimimin dhe ngritjen shpirtërore të popullsisë së krishterë orthodhokse në kohët më të vështira.

Pasoi një dokumentar dedikuar Shën Kozmait të Kolkondasit, dhe në vazhdim për figurën dhe kontributin e tij në vendin tonë foli prof. as. dr. Vasil Tushi.

Në vazhdim të seancës, përfaqësues nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë folën për veprën e edukimit të krishterë orthodhoks (katekizmin), që bëhet në dioqezat e tyre, me fëmijët, të rinjtë, gratë orthodhokse etj., duke paraqitur rëndësinë, punën e palodhur të katekistëve, pjesëmarrjen, dhe shpenzimet financiare.

Në seancën e dytë, u fol për kontributin tepër të madh 25-vjeçar që ka dhënë Kisha jonë për arsimin e përgjithshëm dhe atë të lartë. Referuesit, drejtoresha e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, znj. Pamela Barksdale dhe administratori i Kolegjit Universitar “Logos”, z. Naum Mile, paraqitën ecurinë dhe zgjerimin në vite të këtyre institucioneve arsimore, për 20 kopshtet, 3 shkollat 9-vjeçare, 6 shkollat e mesme dhe 3 fakultetet me 9 departamente.

Në vazhdim të seancës, sipas një vendimi të Sinodit të Shenjtë, u prezantua nisma për kontributin financiar të besimtarëve në veprën arsimore të Kishës sonë, nëpërmjet një formulari-angazhim, që do plotësohet nga çdo dhurues, nismë e cila u aprovua dhe nga Asambleja.

Në seancën e tretë u fol për Cencusin e ardhshëm, që do të bëhet në vitin 2020 dhe problematikat që ai ngre.

 

orthodoxalbania.net

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων