Në datat 19-23 Qershor u zhvillua në Seman, në kishën e shën Triadhës, kampi pesëditor për fëmijët e fshatrave Topojë edhe Seman, me temë: “Unë jam i veçantë”. Ky kamp u mbështet nga organizat World Vission, nën drejtimin e Mitrpolisë së Apollonisë dhe Fierit, me bekimin e Mitropolitit, Hirësisë së Tij, Imzot Nikolla. Dita fillonte me lutje të drejtuar nga prifti i kishës, atë Nikolla Mandro, vazhdonte me mësimin,këngët dhe puna e dorës. Lojrat u zhvilluan në bregun e detit. Ky kamp i pati të pesta ditët me plazh. Fëmijët u argëtuan shumë, kjo u kuptua nga falenderimet e tyre dhe të prindërve të tyre. Stafi që realizoi këtë kamp ishin katekistët e Mitropolisë dhe disa vullnetarë. Lavdi Perëndisë për të gjitha!