23/08/2019 23/08/2019   Mbas kësaj ngjarjeje, murgjit ndërtuan një kishëz pranë portës së manastirit, ku edhe vendosën ikonën mrekullibërëse, e cila u quajt Portaitisa, si roje e Manastirit dhe e etërve, ndërsa porta u transferua në vend tjetër. Nga mrekullitë e shumta me të cilat lidhet kjo ikonë, përmendim zhdukjen e personave që do të bastisnin Manastirin....
23 Αυγούστου, 2019 - 15:12

Vazhdim i shkrimit mbi ikonën mrekullibërëse “E Tërëshenjta Portaitisa”

Διαδώστε:
Vazhdim i shkrimit mbi ikonën mrekullibërëse “E Tërëshenjta Portaitisa”

 

Mbas kësaj ngjarjeje, murgjit ndërtuan një kishëz pranë portës së manastirit, ku edhe vendosën ikonën mrekullibërëse, e cila u quajt Portaitisa, si roje e Manastirit dhe e etërve, ndërsa porta u transferua në vend tjetër.
Nga mrekullitë e shumta me të cilat lidhet kjo ikonë, përmendim zhdukjen e personave që do të bastisnin Manastirin. Pesëmbëdhjetë anijet e tyre luftarake u shkatërruan nga një furtunë e madhe, ndërsa i vetmi i mbijetuari, kryetari i tyre Amiras, i dërrmuar shpirtërisht, ofroi ar dhe argjend të shumtë për rrethim më të mirë të Manastirit. Kur dikur mbaroi mjelli, e Tërëshenjta Portaitisa e mbushi magazinën e Manastirit plot. Kur një herë tjetër kishin mungesë vere, i tejmbushi enët e baltës, ndërsa shumë herë i furnizoi me vaj ose bishtajore.
Fytyra e Hyjlindëses në këtë ikonë është e rreptë por njëkohësisht edhe madhështore. Shfaq dhimbjen e saj tek sheh dhimbjen e botës. Posht nofullës së djathtë ka një plagë me gjak, që u shkaktua nga shpata e piratit Rahaj. Ku ai e goditi, prej ikonës shpërtheu gjak. Kjo ngjarje e tronditi piratin dhe e bëri atë të pendohet dhe të qëndrojë gjithë jetën e tij si murg me emrin Damaskin. Ai vet madje e konsideronte veten e tij të padenjë për t’u quajtur murg dhe dëshironte që ta quanin Barbar.
Tre herë në vit, për Pashkë, për Krishtlindje dhe për 15 gusht (Panairi i Manastirit), ikona tranferohet e shoqëruar nga shumicë njerëzish te Katholiko e Manastirit, vendoset në fron dhe stoliset me dedikime të shumta. Zakonisht gjatë këtyre ditëve lëviz në mënyrë simbolike kandili i Derës së Bukur, shenjë treguese e kujdesit dhe mbrojtjes së Hyjlindëses.
Të martën e Pashkës, ditën që ikona u nxorr prej detit, kryhet Liturgji Hyjnore panagjirike në kishëzën bregdetare. Në vazhdim kryhet litani madhështore, pasi të jetë bërë litani e madhe rreth Manastirit, me pjesëmarrjen e etërve Agjioritë dhe nderuesve laikë nga vende të ndryshme orthodhokse të botës.
Për të Tërëshenjtën Portaitisa, shën Nikodhim Agjoriti ka shkruar katër kaone asmati-kataniktikë, në të cilët shfaqet përkushtimi dhe shprestaria e tij e nxehtë për të Tërëshenjtën.
Shërbesë të plotë për Portaitisan ka shkruar në vitin 1957 dhe Jerond Gjerasim Mikrajiananiti, Himnograf i Kishës së Madhe të Krishtit.
Sipas traditës, kjo ikonë e së Tërëshënjtës, është vepër e Ungjillorit Lluka.

Vazhdim i shkrimit mbi ikonën mrekullibërëse "E Tërëshenjta Portaitisa"Mbas kësaj ngjarjeje, murgjit ndërtuan një…

Geplaatst door Zyra e Katekizmit KOASH op Donderdag 22 augustus 2019

 

Zyra e Katekizmit KOASH/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων