25 Νοεμβρίου, 2024

Vazhdojmë KRESHMËN E KRISHTLINDJES, deri në datën 25 Dhjetor

Διαδώστε:

Vazhdojmë KRESHMËN E KRISHTLINDJES, deri në datën 25 Dhjetor. Për ata që ende nuk e kanë nisur, mund ta nisni që sot.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për të kremten e ndritshme të ardhjes në botë të Shpëtimtarit.
* Kreshma është periudhë ushtrimi shpirtëror, ushtrim i bindjes dhe ushtrim mohimi dëshirash.
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.
* * * *
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës, nëpërmjet lutjes, meditimit, leximeve shpirtërore etj.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
* Kreshmoni me gëzim.
—–
Rikujtojmë:
Gjatë kreshmës ̈ (mish, vezë, bulmet) por ̈ (perime, fruta, brumera, vaj etj.). Konsumimi i peshkut lejohet, përveç të mërkurave dhe të premteve, deri më 17 dhjetor (përfshirë dhe këtë datë).

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: