02/07/2024 02/07/2024 E martë, 2 korrik 2024 – Shenjtori i ditës. Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë. – VENDOSJA E RROBËS SË HYJLINDËSES MARI NË VLLAHERNË – Në kohën e perandorit Leon I e të gruas së tij Verina (457- 474), dy vëllezër fisnikë, Galbio e Kandidi, pasi hoqën...
02 Ιουλίου, 2024 - 16:58

Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë

Διαδώστε:
Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë

E martë, 2 korrik 2024 – Shenjtori i ditës.
Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë.
– VENDOSJA E RROBËS SË HYJLINDËSES MARI NË VLLAHERNË –
Në kohën e perandorit Leon I e të gruas së tij Verina (457- 474), dy vëllezër fisnikë, Galbio e Kandidi, pasi hoqën dorë nga herezia ariane, vendosën të ndërmarrin një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Sapo mbërritën në Galile, bënë një ndalesë në shtëpinë e Anës, një grua e moshuar judease, por e devotshme dhe e virtytshme, e cila lutej natë e ditë duke imituar kështu Anën, bijën e Fanuelit (Llk. 2:36).
Pelegrinët fisnikë vunë re se të krishterët sillnin qirinj dhe temjan në pjesën më të brendshme të shtëpisë dhe se një numër i madh të sëmurësh e të paralizuarish kalonin natën atje, ndaj dhe i kërkuan zonjës së shtëpisë t’u tregonte arsyen. Ana, duke dëshmuar se hiri i Perëndisë kryente mrekulli të shumta, tregoi fillimisht se atje ndodhej një kostum i vjetër i të lashtëve.
Por ndërsa iu lutën që t’u tregonte më shumë, ajo u zbuloi përfundimisht se Rroba e Nënës së Zotit gjendej atje, që kur e Tërëshenjta Mari në çastin e Fjetjes ia kishte dhënë një nga shërbyeseve të saj judease. Kjo rrobë ishte ruajtur brez pas brezi nga një virgjëreshë. Vëllezërit përfituan nga gjumi i të sëmurëve të pranishëm dhe morën masat e kutisë së drurit, e cila mbante veshjen e shenjtë, e prej andej u nisën për në Jerusalem. I premtuan zonjës së shtëpisë se do të ktheheshin ta përshëndesnin në rrugën e kthimit. Pasi nderuan varret e qytetit të shenjtë, ata ndërtuan një kuti të ngjashme me kutinë që mbante rrobën e Hyjlindëses dhe, kur u kthyen te gruaja e virtytshme, gjetën mënyrën dhe e zëvendësuan kutinë bosh mbuluar me një shtresë ari. Kur mbërritën në Konstandinopojë, e vendosën këtë thesar të çmuar në një vend të quajtur Vllahernë, në pjesën veriperëndimore të qytetit, jashtë mureve, ku dhe ndërtuan një kishë për nder të apostujve të shenjtë Petro e Mark, me qëllim që të ruanin sendin e shenjtë.
Por nuk mund ta fshihnin për një kohë të gjatë këtë thesar, për shkak të mrekullive që kryheshin në kishë. Pasi i thanë perandorit se kishin sjellë këtë trofe të çmuar nga pelegrinazhi i tyre për mbrojtjen e qytetit, ky, plot gëzim, ndërtoi një kishë në të cilën vendosi kutinë ku ishte rroba e Hyjlindëses Mari. Më pas kjo kuti u zëvendësua nga një kuti ari e argjendi, zbukuruar me gurë të çmuar. Rroba e shenjtë ishte një copë e tërë e purpurt mbretërore, e punuar me lesh të dobët njëngjyrësh. Mbeti e paprekur gjatë gjithë kohës duke treguar në mënyrë të qartë mrekullinë e virgjërisë së përhershme të Nënës së Perëndisë.
* * * * *
– JUVENALI I JERUSALEMIT –
Shën Juvenalit të Jerusalemit i atribuohet nje vend mjaft i rëndësishëm në historinë e Kishës. Sipas të dhënave, ishte patriark për 28 vjet rresht dhe bashkëkohës i mbretërve Theodhosi (i Vogli) Pulkerisë, Markianit dhe Leos I. Gjatë Sinodin III Ekumenik, që u bë në Efes, prania e shën Juvenalit dhe kontributi i tij ishin shumë me vlerë, për shkak të zellit të tij, edukimit të shkëlqyer dhe elokuencës. Ndër të tjera, shenjtori shkroi dhe për Fjetjen e Hyjlindëses dhe Marrjen e saj. Ishte pikërisht Juvenali ai që i dorëzoi mbretit Markian rrobën e Hyjlindëses, që përmendim më lart, e cila u vendos me nderime në kishën e Shën Marisë së Vllahernës.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων