11 Σεπτεμβρίου, 2019

VIDEO/ Audioguida në muzeun “Onufri”, përshtypjet e turistëve të huaj

Διαδώστε:

Sezoni turistik këtë vit ka ardhur me risi në muzeun Ikonografik “Onufri”, Berat për turistët vendas dhe të huaj.

Prej gati një muaji, për vizitorët e muzeut Ikonografik “Onufri” në Berat është në funksion audioguida në gjuhët shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Turistë nga Italia dhanë përshtypjet e tyre të para pasi bënë një itinerar mjaft interesant me audioguidën në muzeun “Onufri”.

Ata u shprehën se i pëlqeu shumë dhe ishin të lumtur që kishin ardhur në këtë muze dhe këtë vizitë do j’ua rekomandojnë dhe miqve të tyre.

Guida u shprehën ata është shumë e mirë dhe muzika e përzgjedhur është shumë e bukur.
Gjithashtu turistët nga Italia thanë se, kjo guidë është tepër e detajuar dhe shpjegon në mënyrë perfekte kuptimin e çdo vepre në këtë muze.

Turistët përveç shërbimit që jepet nga guida profesionale e stafit të muzeut, kanë mundësi që në udhëtimin drejt thesareve të pajisen me audioguidë personale të realizuar në katër gjuhë shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Muzetë e Beratit vijojnë të tërheqin dhe gjatë këtyre ditëve të para shtatori një numër të lartë turistësh, ku të huajt e kanë një ndër destinacionet e preferuara.

 

 

Διαδώστε: