26 Ιουνίου, 2019

Vithkuq, specialistët nxjerrin në dritë imazhet e shenjtorëve në kishën e “Shën Gjergjit” / FOTO

Διαδώστε:

Kisha e Shën Gjergjit, në Vithkuq është rishpallur monument kulture në vitin 2015. Gjatë vitit 2018, ekipi i DRKK Korçë ka restauruar çatinë e kishës, konstruksionin dhe shtresën e saj, duke e sjellë objektin më qartë në tipologjinë e tij.

Gjatë këtij muaji ekipi i mirëmbajtjes të DRKK Korçë, është duke vazhduar me fazën e dytë të punimeve konsolidimin e elementëve të drurit në tavan, konsolidimin e suvasë ekzistuese, plotësimin e pjesëvë të munguara.

Të gjitha punimet po kryhen duke përdorur materialet tradicionale. Tavani prej druri në kishë mendohet të mos jetë origjinal i tij por i vendosur në një fazë te dytë. Kjo fazë në objekt po ruhet me kujdes.

Në po të njëjtën kohë në objekt po ndërhyet në pikturën murale në absidë. Po kryhen ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Është realizuar dhe konsolidimi i pikturës murale.

“Po dalin në dritë imazhet e shenjtorëve në kishën e “Shën Gjergjit”, në Vithkuq. Paralelisht me ndërhyrjet po punohet në gjithë objektin, specialistët e DRKK Korçë po punojnë me durim për restaurimin e pikturave murale”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Maragriti.

ATSH

Διαδώστε: