07 Οκτωβρίου, 2019

Vizitë me grupin e grave të Kishës Orthodhokse të Beratit në kishën historike të Shën Mitrit (1863) në fshatin Drobonik, Berat.

Διαδώστε:

Vizitë me grupin e grave të Kishës Orthodhokse të Beratit në kishën historike të Shën Mitrit (1863) në fshatin Drobonik, Berat. Në këtë ekspeditë të bukur kryem shërbesën e Paraklisit, drejtuar zonjës sonë të dashur, Hyjlindëses Mari. Kjo kishë madhështore dhe oborri i saj, shfaqet në filmin e famshëm artistik të vitit 1953, “Skënderbeu”, në pjesën e dasmës së tij.

Studiuesi dhe piktori i talentuar z. Kastriot Dervishi, tek studimet e tij mbi kishat e Beratit, na thotë: “Fshati Drobonik ndodhet 5 km në jug të qytetit të Beratit. Kisha e tipit bazilikal me tre nefe që i kushtohet Shën Mitrit gjendet në qendër të fshatit. Kisha nuk ruan vlerat e saj duke humbur shumë sidomos në periudhën e komunizmit ku u tjetërsua duke pësuar dhe ndryshime në arkitekturë. Theofan Popa dhe Fatbardha Shkupi na japin të dhëna për datimin, pikturimin e ikonave dhe punimin e dekoracioneve në këtë kishë.
Në Mbishkrimet e Kishave shkruhet : “Më 1863 qershor 20, u ndërtua Shën Mitër Mirobleti. Mbishkrimi gjendet i gdhendur në një pllakë guri mbi portën veriore të kishës”. Piktorët Kostandini dhe Athanasi pikturuan ikona në këtë kishë “1870 mars 26. Me dorën e Kostandin Dhimitrit dhe Athanasit nga katundi Fjonjati, eparkia e shenjtit të Vellasë. Në ikonën e Shën Kostandinit dhe Helenës”. Në periudhën e komunizmit, pas vitit 1967 u kthye në depo për kooperativën dhe në fillimet e viteve 90 ishte shumë e rënuar. Mitropolia e Beratit së bashku me familjen Bojaxhiu nga lagja Goricë restauroi çatinë dhe apsidën si dhe vendosi dy kryqe guri nga lindja dhe perëndimi mbi çati. Punimet u kryen nga firma Bojaxhiu. Punimet e gurit dhe të drurit i realizoi Petrit Bojaxhiu. Vlen të përmendet investimi i ing.Vasillaq Bojaxhiu.
Ka qenë një kishë mjaft e rëndësishme për zonën jugore të Beratit por që aktualisht vuan nga mungesa e popullsisë orthodokse në fshatin Drobonik”.

 

 

 

 

Zyra e Katekizmit “Mitropolia Berat”/facebook

Διαδώστε: