Zbulohet pagëzimorja 1500 vjeçare në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem
Në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem, vendin ku lindi Perëndia i mishëruar, është bërë së fundmi një zbulim i madh, i cili i ka lënë të gjithë ekspertët pa fjalë.
Sipas raportimeve të website-it Pravoslavie.ru, ku citohet lajmi i marrë nga Fox News, më 24 qershor të këtij viti, gjatë restaurimit të kishës, arkeologët zbuluan një kolimvithër afërsisht 1500 vjeçare.
Ajo u gjet në kahun perëndimor të kishës, dhe ishte e rrethuar nga një enë akoma më e madhe, e cila mbushej me ujë kur ishte ende funksionale.
Pagëzimorja mendohet se daton ndërmjet viteve 501 dhe 600 pas Krishtit. Kreu i këshillit presidencial të Palestinës, z.Ziad al-Bandaak, që është gjithashtu mbikëqyrës i restaurimeve të kishës, e përshkruan pagëzimoren si “të mahnitshme”.
Pjesa e jashtme e kolimvithrës ka formë të rrumbullakët dhe është i gdhendur., ndërsa ena tjetër që e rrethon ka formë prizmi tetëbrirësh dhe përbëhet nga i njëjti material që janë dhe kolonat e kishës. Në anët e saj dallohen mbishkrime në gjuhën greke.
Nuk ka ende një shpjegim se përse pagëzimorja qëndron e fshehur në mes të enës në formë prizmi, dhe kjo I atribuohet faktit se nuk ekziston asnjë e dhënë historike për këtë objekt.
Shpresohet se do të gjendet një përgjigje në hulumtimet e mëtejshme.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.