Me iniciativën e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla, janë mbledhur nga besimtarët e enorisë së Sheqishtes vlera monetare për të ndërtuar qivurin e “Kalogjerës Parashqevi”, varri i të cilës ndodhet pranë varrit të Shën Trifonit. Kalogjera Parashqevi, ishte një vajzë e re, e cila pas vegimit hyjnor që pa, bëri të mundur zbulimin…
Në çfarëdo lloj moshe burra dhe gra dëshirojnë të zbukurojnë dhe stolisin trupat e tyre. Edhe kjo sigurisht nuk ka kaluar pa rënë në sytë e Shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës. Kisha e Shenjtë dhe Etërit kanë i kanë bërë thirrje shpesh të Krishterëve të vishen thjesht dhe modest duke qëndruar larg zbukurimeve…
Edhe këtë verë Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit mirëpriti vajzat e moshës 10-13 vjeç nga mitropoli të ndryshme të Kishës sonë. Kampi nisi të shtunën, në datë 13 korrik, tema e të cilit është “Kërkoni së pari Mbretërinë e Prëndisë” (Mat. 6:33). Gjatë 3 ditëve të para programi ishte i mbushur me aktivitete…
Spiritualiteti i krishterë është përqendruar në Krishtin. Jisu Krishti është Biri hyjnor i Perëndisë, i Cili u lind si njeri nga Virgjëresha Mari për t’i dhënë njeriut jetën e përjetshme në kungim me Perëndinë Atin e Tij. Në Jisu Krishtin “tërë plotësia e hyjnisë banoi trupërisht” (Kolosianët 2:9). Në Atë është “plotësia” e “hirit…
– Oshënar Pamvoi – Oshënar Pamvoi ndriçoi në Nitri, në jug të Aleksandrisë. Të dhëna për të, në mënyrë më të zgjeruar, ekzistojnë në librin e Lavsaikut, Jerondikonit dhe Evergjetinosit. U luftua nga mendime blasfemie, por dëgjoi një zë, i cili e inkurajoi të mos dekurajohej, se ishte një kurth nga i ligu. Për tre…
Si sot, 20 vite më parë, më 18 Korrik 1998 mbërriti në qytetin e Beratit për të ushtruar misionin apostolik të Kryebariut në Mitropolinë e Shenjtë të asaj kohe, të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignat Triantis. Kronikë me rastin e 20-vjetorit të Fronëzimit të Hirësi Ignatit si Mitropolit të Beratit…
TIRANË – Ikonat dhe afresket në vendin tonë po marrin një vëmendje të shtuar nga specialistët e artit për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë. Specialistët e artit së fundmi po nxjerrin në dritë imazhet e triptikut bizantin, që mendohet të ketë ardhur nga Manastiri…
– Dëshmore e madhe Marina – Fëmijë i vetëm i priftit të idhujve, Edhesit, lulëzoi në kohë të Klaudit II (268-270) në Pisidi, në mes të Azisë së Vogël. Kur ishte 12 vjeçe mbeti jetime dhe i ati ia dha një gruaje që të kujdesej për të. Vajza e mençur, ose nga ajo, ose nga…
Si duhet të përgatitet dikush përpara Rrëfimit? Çfarë është pendimi? Pendimi sipas Shën Joan Damaskinoit është kthimi nga e keqja tek Perëndia që vjen nëpërmjet dhimbjes dhe asketizmit. Pendimi është kthimi prej asaj që është kundër natyrës tek ajo që është sipas natyrës, nga Djalli tek Perëndia, nëpërmjet asketizmit dhe dhimbjes. Pra në qoftë se…